×
Friday, December 3, 2021

Maqedonia sot shpall krizën në sektorin energjetik

November 9, 2021

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot pritet të shpallë gjendje krize në sektorin energjetik, për të injektuar mjete buxhetore në kompanitë energjetike. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, javën e kaluar njoftoi se do t’i propozojë Qeverisë të shpallë gjendje krize në sektorin energjetik, shkruan Zhurnal.

““Do të shpallet gjendje krize në sektorin energjetik, me të vetmin qëllim që të mund të injektohen mjete buxhetore, drejtpërdrejt në kompanitë energjetike në vend duke përfshirë këtu elektranat e Maqedonisë dhe MEPSO-në për të rritë likuiditetin e tyre”.

Shpallje të gjendjes së krizës në sektorin energjetik, më herët ka kërkuar edhe bashkësia afariste.

Eunews.al

Comments are closed.