×
Thursday, March 12, 2026

Manja: Suksesi i Reformës në Drejtësi ka garant vullnetin e fortë politik

March 31, 2022


Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja zhvilloi sot një takim me drejtorin e ODIHR, Matteo Mecacci.

Manja theksoi se, Mecacci, pasi vlerësoi maksimalisht arritjet e deritanishme të Reformës në Drejtësi, kërkoi ofrimin e përvojës shqiptare për shtete të tjera.

Manja nënvizoi se, suksesi i reformës ka vullnetin e fortë politik si garantues funksionimi.

“Një takim që më bën krenar me drejtorin e ODIHR, Matteo Mecacci, i cili pasi vlerësoi maksimalisht arritjet e deritanishme të Reformës në Drejtësi, kërkoi ofrimin e përvojës shqiptare për shtete të tjera. Patjetër. Por nënvizova se suksesi i reformës ka vullnetin e fortë politik si garantues funksionimi”, u shpreh Manja në një postim.

“Asistenca e ofruar nga drejtori i ODIHR për trajnimin e stafit të burgjeve dhe opinionet ligjore për sistemin gjyqësor, është e mirëpritur. Një bisedë me plot gojën e frytshme!”, theksoi Manja.




Comments are closed.