Macron: Vendimi për të shtyrë vizitën e mbretit Charles në Francë një gjykim i shëndoshë



Vendimi për të shtyrë vizitën e mbretit të Britanisë se Madhe Charles III në Francë ishte një gjykim i shëndoshë, duke pasur parasysh trazirat e shkaktuara nga reformat e pensioneve të qeverisë, tha sot presidenti francez, Emmanuel Macron.
Mbreti Charles dhe mbreteresha Camilla kishin planifikuar të vizitonin Francën të dielën.
Ata duhet të vizitonin Parisin dhe Bordeaux-in përpara se të niseshin në Gjermani të mërkurën.
Por, grevat e punëtorëve dhe protestat masive që tronditën Francën, të cilat u shndërruan në të dhunshme, kur protestuesit dëmtuan një pjesë të bashkisë së Bordo duke e djegur atë, i detyruan anëtarët e mbretërisë të pezullojnë itinerarin e tyre të udhëtimit.
Ende nuk është caktuar një datë e re për vizitën shtetërore.
“Mendoj se nuk do të ishim seriozë dhe do të na mungonte gjykimi i shëndoshë nëse do t’i propozonim madhërisë së tij mbretit dhe bashkëshortes së tij, mbretëreshës që të zhvillonin një vizitë shtetërore mes protestave në vend”, tha Macron.
Protestat e mëdha shpërthyen në qytetet franceze të enjten në mbrëmje.
Qeveria raportoi pjesëmarrjen e mbi 1 milion njerëzve, ndërsa organizatorët e sindikatave thanë se numri ishte rreth 3.5 milion.
