Macron sërish në bisedime me Putinin dhe Zelenskyn



Presidenti francez, Emmanuel Macron foli sërish sot me homologun e tij rus, Vladimir Putin dhe më pas me atë ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi pallati presidencial francez, Elysee.
Telefonata me presidentin rus, që zgjati një orë e gjysmë, sipas presidencës, është i treti midis dy presidentëve që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga ushtria ruse, më 24 shkurt.
Më 28 shkurt, në një telefonatë me presidentin francez, Emmanuel Macron, presidenti rus Vladimir Putin u angazhua të “pezullojë të gjitha sulmet kundër civilëve dhe ndërtesave”.
Putin u zotua të mbetej në kontakt ditët në vijim për të parandaluar përkeqësimin e situatës.
Presidenti Emmanuel Macron i kërkoi Putinit që të ndalojë sulmet kundër civilëve dhe të sigurojë rrugët kryesore në Ukrainë, pika në të cilat presidenti rus konfirmoi gatishmërinë e tij për t’u angazhuar.
”Macron përsëriti kërkesën e komunitetit ndërkombëtar për t’i dhënë fund ofensivës ruse kundër Ukrainës dhe ripohoi nevojën për të zbatuar një armëpushim të menjëhershëm”, sipas Elysée.
Eunews.al

