×
Wednesday, January 19, 2022

Macron më pak i preferuar për francezët në prag të presidencialeve

January 12, 2022

Presidenti francez Emmanuel Macron po humbet terren kundër kandidateve rivale, Valérie Pécresse dhe Marine Le Pen, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa në balotazh do të shkonte kokë më kokë me kandidaten republikane, sipas një sondazhi të institutit ”Elabe”.

Presidenti në largim sheh një rënie prej rreth tri pikësh, pas polemikës së fundit ”no vax”, dhe tani ndodhet në kuotën e 22,5-23 për qind.

Kandidatët e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, dhe republikania, Valérie Pécresse, gjenden në një barazim prej 17%, ndërsa Eric Zemmour në kuotën 13 për qind.

Në balotazh Macron nuk gëzon më siguri.

Në hipotezën e përballjes me Valérie Pécresse, gara do të ishte në nivelin 50-50 për qind.

Eunews.al

Comments are closed.