Presidenti i Francës Emmanuel Macro mbërriti në samitin e Komunitetit Politik Evropian që po zhvillon punimet në Tiranë.
Presidenti Macron u prit në ceremoninë e mirëseardhjes në sheshin “Skënderbej” nga kryeministri Edi Rama.
Përveç pjesëmarrjes në samitin e Komunitetit Politik Evropian, axhenda e presidentit Macron në Tiranë vijon ditën e nesërmes me takime me zyrtarë të lartë të vendit.
Kjo është vizita e dytë zyrtare e presidentit Macron në Tiranë, ndërsa në 16-17 tetor 2023 ka zhvilluar vizitën e parë në Shqipëri, njëkohësisht vizita e parë e një presidenti francez në vendin tonë.


