Macron kryeson sondazhet presidenciale
Presidenti aktual, Emmanuel Macron vazhdon të kryesojë sondazhet përpara zgjedhjeve presidenciale franceze më 10 prill dhe 24 maj.
Sipas të dhënave, presidenti Macron, i cili ende nuk ka aplikuar zyrtarisht për një mandat të dytë në Elysee pasi ka kohë deri më 4 mars për ta bërë këtë, vazhdon të kryesojë në sondazhe përpara raundit të parë më 10 prill, përpara treshes së përbërë nga kandidatët rivalë të ekstremit të djathtë Marine Le Pen (Rassemblement National), Eric Zemmour (Reconquete) dhe kandidatja e qendrës së djathtë, Valerie Pecresse.
Sipas sondazheve, Macron do të merrte 24,5% të favoreve në raundin e parë, pak më pak nga hera e kaluar (-0,5%). Le Pen e dyta me 16,5% e ndjekur nga afër nga Zemmour me 16%, ndërsa Pécresse 15%.
Në krahun e majtë, vetëm kandidati Jean-Luc Mélenchon e kalon pragun e 10% (11,5).
Melenchon pasohet nga ekologu Yannick Jadot dhe komunisti Fabien Roussel (4%), me 5,5%.
Në fund renditen kandidatja socialiste, Anne Hidalgo (2%) dhe ish-ministrja e Drejtësisë, Christiane Taubira (2%).