×
E hënë, 23 Nëntor, 2020

Macron: Dialogu Kosovë-Serbi sjell stabilitet në Ballkanin Perëndimor

8 Korrik, 2020

Presidenca franceze ka zbardhur takimin e së martës me presidentit Emmanuel Macron me kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti. Presidenca njofton se në takimin mes Macronit e Hotit u diskutua për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi.

“Presidenti i Republikës priti të martën 7 korrik në Pallatin Elysee Kryeministrin e Kosovës, z. Avdullah Hoti, për të diskutuar rigjallërimin e dialogut për normalizimin midis Serbisë dhe Kosovës, që është një element thelbësor i stabilitetit  dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivat përkatëse për anëtarësim në Bashkimin Evropian të të dy vendeve”, thuhet në njoftim.

Po kështu, në njoftimin e Presidencës përmendet edhe samiti që pritet të zhvillohet më 10 korrik,  të cilin e organizon Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Me iniciativën e Presidentit të Republikës dhe kancelares gjermane, do të mbahet një samit në 10 korrik me video-konferencë për të rihapur dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, i ndërprerë 18 muaj më parë, dhe të lejojë Bashkimin Evropian të lehtësojë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre. Ky samit do të pasohet nga ai tashmë i zhvilluar në Berlin më 29 prill 2019. Do të jetë rezultat i hapave që Franca dhe Gjermania kanë ndërmarrë së bashku me Serbinë dhe Kosovën, me qëllim konsolidimin e stabilitetit në Ballkan  dhe forcojnë lidhjet e tyre me Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.

Ditën e djeshme, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti  zhvilloi një vizitë zyrtare në Paris. Menjëherë pas takimit Hoti u shpreh se ndihet i nderuar nga pritja që iu bë në Pallatin Elysee dhe se Macron iu zotua se Franca përkrah Kosovën në dialogun me Serbinë.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për