×
Tuesday, May 20, 2025

Macron dhe Le Pen “finalistët” e mundshëm në zgjedhjet presidenciale 2022

May 19, 2021


Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe udhëheqësja e së djathtës ekstreme franceze, Marine Le Pen, janë ende dy “finalistët” e mundshëm për zgjedhjet presidenciale 2022, sipas një sondazhi të botuar sot.

Në raundin e dytë, presidenti në largim i Republikës pritet të fitojë me 53% të votave (-1 pikë gjatë një muaji), kundrejt 47% të kryetares së Rally National (RN, +1 pikë).

Në vitin 2017, i pari mori 66,1% të votave, e dyta 33,9%.

Hendeku në raundin e parë është ende shumë i vogël midis Macron dhe Le Pen, sipas këtij sondazhi.

Ata që do të votonin më shumë për Marine Le Pen janë 35-49-vjeçarët, ndërsa Emmanuel Macron do të favorizohet veçanërisht nga personat 65 vjeç e lart.

Sondazhi Harris Interactive për revistën Challenges, u krye në internet nga 14 deri më 17 maj, me një mostër prej 1 236 personash përfaqësues të popullsisë franceze të moshës 18 vjeç e lart, sipas metodës së kuotës.

Marzhi i gabimit llogaritet midis 1,4 dhe 3,1 pikëve.

Eunews.al




Comments are closed.