×
Monday, November 29, 2021

Maas: Solidarizohemi me Poloninë, Lukashenko po luan me ​​jetët njerëzore

November 11, 2021

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas siguroi Poloninë fqinje për solidaritetin e Evropës në krizën e refugjatëve në kufirin lindor të BE-së.

Duke folur në parlamentin gjerman Maas akuzoi presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko se po luante një lojë të paskrupullt me ​​jetët njerëzore.

“Problemi është Lukashenko dhe Bjellorusia dhe regjimi që ekziston atje’’, theksoi Maas duke shtuar se ‘’Polonia meritonte solidaritetin evropian’’.

Mijëra refugjatë jetojnë në kushte të mjerueshme në kufirin midis Bjellorusisë dhe Polonisë, ndërsa BE akuzon Lukashenkon ‘’se ka futur qëllimisht emigrantë në vend dhe më pas i ka çuar në kufi’’.

Maas ka kërcënuar sërish me sanksione, jo vetëm kundër Bjellorusisë, por edhe ndaj vendeve tranzit dhe linjave ajrore të përfshira.

“Askush nuk duhet të lejohet të marrë pjesë në aktivitetet çnjerëzore të Lukashenkos pa u ndëshkuar”, theksoi ai. 

Eunews.al

Comments are closed.