Maas: Nëse tejkalojmë ndarjet e vjetra, BE del më e fortë nga kriza
June 22, 2020
Nëse mund të kalojmë ndarjet e vjetra, nëse ndërtojmë kohezion dhe solidaritet si në dy javët e fundit, atëherë Europa do të jetë në gjendje të dalë më e forte nga kriza, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas para një vizite zyrtare në Romë.
“Asnjë vend nuk do të jetë në gjendje të ringjallë veten nëse fqinji i tij nuk del nga kriza, nëse zinxhirët e vlerave janë ndërprerë. Kjo është detyra që Gjermania i ka vënë vetes gjatë presidencës së radhës të BE-së, që e marrim më 1 korrik’’, vazhdoi Maas.
“Pandemia ka goditur më së shumti Italinë se sa të tjerët, por ne duhet të vuajmë pasojat e krizës në mënyrë të barabartë në Europë”, përfundoi Maas.
Eunews.al
Ndiqe
0 Comments







