×
Friday, March 24, 2023

Maas: Marrëveshje të re me SHBA-në nën udhëheqjen e Biden

March 9, 2021




Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha sot se Gjermania dëshiron të vendosë marrëdhënie të reja me SHBA-në, pas arritjes së tyre në një pikë të ulët nën administrimin e ish-presidentit Donald Trump.

Në fjalimin e tij të parë të madh mbi marrëdhëniet transatlantike, që nga betimi i presidentit Joe Biden në janar, Maas i ofroi SHBA-së një “marrëveshje të re”, përfshirë një luftë të përbashkët për demokracinë, më shumë përgjegjësi gjermane në zgjidhjen e konflikteve në dhe rreth Europës dhe një strategji të përbashkët kundrejt Kinës dhe Rusisë.

“Gjermania është në krahun tuaj”, tha Maas, në një aktivitet virtual të organizuar nga Instituti amerikan “Brookings”.

Ai mbështeti një rritje të mëtejshme të shpenzimeve gjermane për mbrojtjen, një temë tensioni me Trump, si edhe foli në favor të negociatave mbi marrëveshjet tregtare specifike të sektorit dhe ringjalljen e bashkëpunimit për mbrojtjen e klimës.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments