×
E diel, 17 Janar, 2021

Maas: Marrëveshja tregtare post Brexit ende e mundur

11 Dhjetor, 2020

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha sot se një marrëveshje tregtare postBrexit me Britaninë e Madhe është ende e mundur dhe se BE-ja do të vazhdojë të negociojë për sa kohë që dritarja është e hapur.

“Ne besojmë se një marrëveshje është e vështirë, por është akoma e mundur dhe kjo mjafton që Bashkimi Europian të vazhdojë të negociojë për sa kohë që ka një dritare sado të vogël të hapur për një zgjidhje”, tha ai në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij irlandez, Simon Coveney, në Berlin.

“Ne duam të bëjmë një marrëveshje që ka kuptim, që është në interes të qytetarëve të BE-së, por gjithashtu edhe në interes të popullit britanik dhe unë mendoj se është e mundur”, shtoi Maas

Zyrtari gjerman vuri në dukje se Blloku është përgatitur edhe për skenarin “no deal”, megjithatë theksoi se sërish BM dhe BE do të vazhdojnë partneritetin dhe miqësinë.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për