×
Tuesday, March 28, 2023

Maas: Gjermania i përmbushi pritshmëritë e vendosura për presidencën e BE-së

December 30, 2020



Një vit uljengritjesh dhe emocionesh të përziera, kështu vlerësoi sot ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass, ndërsa viti 2020 po mbyllet dhe njëkohësisht me të presidenca e Gjermanisë dhe anëtarësimi i saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Zgjidhëm të gjitha çështjet financiare në një proces shumë të vështirë, morëm marrëveshjen për Brexit-in në minutën e fundit”, numëroi ai.

“Ne vendosëm çështjen e sovranitetit europian në rendin e ditës në takimin e fundit të ministrave të jashtëm. Besoj se kemi dhënë atë që pritej nga ne gjatë presidencës sonë të Këshillit”, theksoi ministri gjerman.

Sipas Maas, pati një bilanc përgjithësisht pozitiv gjatë mandatit të Gjermanisë, edhe pse anëtarësimi dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara paraqitet më pak pozitiv.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments