Lufta për pushtet brenda PD me veshje mijëra Euro



Pas humbjes në zgjedhjet e pjeshme të 6 marsit nga Lulzim Basha në selinë blu janë shtuar shumë zërat të cilët kërkojnë largimin e Lulzim Bashës.
Në mbledhjen e një nate më parë ishin të shumtë përfaqësues të lartë të PD që kërkuan marrjen e përgjegjësisë nga Lulzim Basha oër humbjne.
Me tone të ashpra ndaj Lulzim Bashës ka reaguar dhe Grida Duma, e cila në mbledhjen e ditës së djeshme i është adresuar drejtpërdrejt liderit demokrat duke e pyetur nëse ka përgjegjësi morale për humbjen e zgjedhjeve.

Ndër të tjera Duma në mbledhje i është drejtuar Bashës duke i thënë: “Lideri në një parti politike është 90 % dhe numrat dy tre apo 27 çfarëdo të bëjnë nuk e zëvendësojnë dot as përmirësojnë dot liderin.

Dëgjova që e nisët fjalën tuaj kryetar duke thënë ose me mua ose këtu do t’ju vije Sali Berisha. Sali Berisha duke dashur t’ju mundë ju, mundi Partinë Demokratike. Në këtë garë për shkak të luftës midis Sali Berishës dhe jush humbi Partia Demokratike. Në këtë betejë në bëmë gjithçka të mos e bënim betejën Berisha kundër Bashës por nuk e evituam dot. Ju thoni sot këtu “o të jem unë ose këtu do jetë Sali Berisha” pra o unë o askush nuk mundet. Ç’ka do të thotë që kulti i individit që po luftojmë është edhe më i rrënjosur”.
Duma e ka cilësuar zhgënjyes rezultatin, ndërsa ka theksuar se çdokush duhet të marrë përgjegjësitë përfshirë edhe kryetarin Lulzim Basha. Po ‘çifti’ Duma Salianji a mbajnë ndonjë përgjrgjësi individuale për rezultatin e zgjedhjeve si pjese e ekipit të Bashës, apo Grida më shumë sesa puna në fushatë për të mbledhur vota për Partinë Demokrarike kujdeses për kurimin e lukut të saj me pelice të shtrenjta e firmato mijëra euro.

