×
Tuesday, August 9, 2022

Lufta në Ukrainë, Edrogan viziton sot Rusinë

August 5, 2022

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet me homologun e tij rus Vladimr Putin ditën e sotme në Soçi, Rusi, pas ndërmjetësimit të një marrëveshjeje të dërgesës së grurit midis Moskës dhe Kievit dhe pasi një ndërhyrje e re ushtarake turke në Siri mbetet një mundësi.

Zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov njoftoi se nuk do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp të presidentëve të Rusisë dhe Turqisë, pas takimit të tyre të planifikuar për ditën e sotme në Soçi.

“Nuk do të ketë konferencë shtypi nga pala turke për shkak të kufizimeve kohore. Takimi i tyre mund të zgjasë më shumë dhe ata do duhet të kthehen”, tha Peskov sipas Interfax, duke shtuar se pas samitit përfaqësuesit e Kremlinit dhe zëvendëskryeministri rus Aleksandr Novak do të flasin me gazetarët.”



Comments are closed.