Lufta kundër COVID-19/ Qeveria merr vendimin për rimbursimin e barnave



Qeveria shqiptare miraton një fond prej 12 milion dollarësh për rimbursimin e barnave anti-COVID-19, për të gjithë qytetarët shqiptarë.
Vendimi është marrë sot në në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Relator ka qenë deputeti i Partisë Socialiste, Anastas Angjeli, ndërsa propozuese për këtë fond ka qenë Ministria e Shëndetësisë.
“Duke parë vijimin e pandemisë dhe përshpejtimin e saj, ne morëm në konsideratë një çështje jetike, që është futja e paketës së ilaçeve për kurimin nga COVID-19, në paketën e ilaçeve me rimbursim, nga përllogaritjet e bëra është e nevojshme shtimi i buxhetit me 1.2 miliardë lekë, për të rimbursuar ilaçet për çdo person që preket dhe kurohet me ilaçet. Po tek ministria e Shëndetësisë, një çështje tjetër që ka të bëjë me njerëzit në nevojë ka të bëjë me shtimin me 1 miliardë lekë pagesën e papunësisë“, tha deputeti i PS-së, Anastas Angjeli në Komisionin e Ekonomisë.
Eunews.al
