×
E enjte, 21 Janar, 2021

Lufta e vërtetë e klasave po ndodh midis të pasurve

12 Dhjetor, 2020

Nga Janan Ganesh

Amerikanët po përjetojnë restaurimin e oligarkisë së tyre të rrëzuar. Presidenti i zgjedhur Xho Bajden ka emëruar si Sekretar të Thesarit, Xhenet Jelen, që dikur drejtonte Rezervën Federale. Edhe zgjedhja e tij në krye të diplomacisë amerikane vjen për shkak se ai është një tjetër pjesëtar i “Ivy League” dhe një kërkesë e establishmentit të Uashingtonit.

Këshilltari i tij kryesor ekonomik, është një drejtues në “BlackRock”.Në secilën fazë të jetës së tyre, këta individë kanë përjetuar një numër të panjohur dështimesh. Shumica e të diplomuarve shkëlqyer nuk shkëlqejnë kurrë në Wall Street, ashtu si shumica e të dënuarve me burgim të përjetshëm nga Uashingtoni, nuk ulen kurrë në tryezën e West Wing.

Jo shumë elitarë, por shumë të suksesshëm për t’u pëlqyer. Peter Tërkin, akademiku amerikan i momentit, bën më shumë se kaq. Ai përcakton sasinë, ndërthur variablat e tjerë, dhe arrin tek një teori. Nga të gjitha arsyet e paraqitura mbi grindjet politike të kohës sonë, pak janë po aq të reja sa theksi i tij tek “mbiprodhimi elitar”.

Të diplomuarit në universitete janë shumëfishuar më shpejt sesa mund të mbajë“dhoma”. Dhe rezultati është një numër thuajse i barabartë burrash dhe grash, marrëdhëniet e të cilëve me klasën e tyre prishen, dhe kalojnë nga anëtarësia periferike tek një inati i tërbuar ndaj saj. Nëse kjo përkon me një kohë të keqe për standardin e përgjithshëm të jetesës, ka një aleancë që duhet të formohet midis këtyre personave të brendshëm të mënjanuar,dhe masave më të dëmtuara në mënyrë legjitime.

Pas një njohjeje me teorinë e Tërkin, nuk është vetëm hyrja e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ajo që merr një domethënie tjetër. Por po kështu edhe Brexit. Asnjëherë nuk ka pasur mjaftueshëm të bardhë të klasës punëtore në qytetet e de-industrializuara të Britanisë së Madhe që të formonin një shumicë kombëtare.

Fushata Brexit supozohet të distanconte ata që ishin shumë të pasur. Qarqet e brendshme të begata të vendit votuan pro largimit nga BE. Liverpuli, qyteti më i varfër i madh, votoi për të qëndruar në union. Ishte e vështirë të vlerësohej ndjenja e ankesës midis fëmijëve të pasur në rrugët mesatare të Hempshajërit.

As teoria nuk e shteron dobinë e saj në të djathtën populiste. E çfarë është kultura e zgjuar, nëse jo ulërima e një brezi të diplomuarish të shkencave humane që kanë mbetur pa punë?

Që kur Alan Blum shkroi në vitin 1987librin “Mbyllja e mendjes amerikane”, e djathta e ka degraduar përmbajtjen e asaj që u mësohet të rinjve.

Por problemi mund të jetë numri i madh i studentëve, dhe jo aroma e saktë e indoktrinimit të tyre. Ka kaq shumë punë për ta në botime dhe mediat e lajmeve. Por shumë pak vende në Kongres. Nëse teoritë post-moderne do të zhdukeshin nga kampuset universitare, a do të vazhdonte vërtet kjo tepricë të diplomuarish të zhgënjyer me jetën e tyre si liberalë?

Profesor Tërkin është anëtar i jo më pak se tre departamenteve në Universitetin e Konektikatit. “Kliodinamika”, përpjekja e tij polimatike për t’i dhënë studimit të historisë paksa nga ashpërsia sasiore e shkencës, është e prirur të tejkalohet. Por aty mund të dallosh që depërtimi i tij thelbësor, narcizmi i dallimeve të vogla, përsëritet në kohë dhe hapësirë. Kjo nuk ndodhi me njerëzit më të varfër në Francë që përmbysën regjimin e vjetër monarkik. Ishin ata disa nivele më lart, që ishin të frenuar të ndiqnin lumturinë e tyre nga ngurtësia e klasave dhe të hiqnin dorë nga ndjekja e lumturisë së tyre.

Nëse profesor Tërkin ka të drejtë, liberalët kanë një problem për të zgjidhur, por një problem edhe më i madh ekziston për armiqtë e tyre populistë. Grupi i parë duhet të pranojë që edhe një nga lavditë e tij civilizuese – zgjerimi i arsimit të lartë -solli pasoja të mbrapshta. Pa një rritje korresponduese në punët e nivelit të lartë, ajo shkaktoi pakënaqësi që do të gjente gjithmonë shprehje në publik. Është një problem pan-perëndimor, por pasojat janë më të këqija në SHBA, pasi universiteti mund t’i zhysë njerëzit në borxhe në mënyrë shumë monstruoze.

E megjithatë, liberalët të paktën kanë ende mundësi të zvogëlojnë kompleksin akademiko-industrial me kalimin e kohës. Për populistët, teoria e Tërkin nënkupton një problem shumë më pak të rregullueshëm. Nëse lëvizja e tyre po bashkon klasat jo-elitare, nuk mund t’u shërbejë asnjë program qeverisës.

Sa më shumë kohë që kalojnë populistët në pushtet, aq më shumë dalin në pah interesat e tyre të papajtueshme. Katër vitet e kaluara e kanë nënvizuar më shumë këtë problem.

Sikur Trump të qeverisej si një populist ekonomik, duke taksuar të pasurit për të ndërtuar infrastrukturën, ai mund ta kishte fituar një mandat të dytë.

Por ai do të kishte humbur moderatorët e Fox News, donatorët e mëdhenj, votuesit me të ardhura të larta:njerëz që e pëlqenin, pasi ai i denigroi ata pak më lart në ligën prestigjioze të SHBA-së. Ata nuk janë të njëjtët me ata që votuan për të, si çlirim nga makthi. Qeveria zyrtare e ekspozon inkoherencën e populistëve. Rekursi i tyre, thotë profesor Tërkin, nëse ne relaksohemi, mund të jetë politika e rrugës. / The Financial Times

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për