×
Thursday, January 15, 2026

Llajo: Intermedica vazhdon të ecë përpara falë stafit të saj të përkushtuar

December 16, 2025


Këtë vit festa kishte një ndjesi ndryshe për Vasil Llajon për shkak të mungesës së nënës së tij, e cila u nda nga jeta para disa javësh

Në mbrëmjen festive të fundvitit me stafin e laboratorit dhe klinikës Intermedica, themeluesi i institucionit, Vasil Llajo, mbajti një fjalim të veçantë, ku ndërthuri reflektimin personal me mirënjohjen profesionale.

Llajo theksoi se këtë vit festa kishte një ndjesi ndryshe për të, për shkak të mungesës së disa anëtarëve të familjes, pas ndarjes nga jeta të nënës së tij.

Megjithatë, ai vuri në dukje se Intermedica ka vijuar të avancojë dhe të forcohet, edhe përtej mungesës së tij fizike dhe angazhimit politik.

“Janë njerëzit e mrekullueshëm, stafi dhe bashkëpunëtorët tanë, ata që e bëjnë Intermedica-n të ecë përpara çdo ditë,” u shpreh Llajo, duke vlerësuar profesionalizmin, përkushtimin dhe frymën e bashkëpunimit brenda institucionit.

Mbrëmja festive shërbeu si një moment reflektimi për arritjet e vitit që po mbyllet, por edhe si një mesazh motivues për vitin e ri, duke riafirmuar rëndësinë e ekipit si themel i suksesit dhe zhvillimit të vazhdueshëm të Intermedica-s.




Comments are closed.