×
Wednesday, November 6, 2024

Linjat ajrore kërkojnë program testesh për rifillimin e fluturimeve SHBA-Europë

July 22, 2020


Në një letër dërguar autoriteteve europiane dhe amerikane, linjat ajrore kryesore kërkuan nga shtetet një program të përbashkët testesh të koronavirusit, në në mënyrë që të lehtësojë rifillimin e udhëtimeve midis SHBA dhe Europës.

Letra sipas përfshin drejtuesit e kompanive ”British Airways”, ”Amerikan Airlines”, ”United Airlines” dhe ”Lufthansa”.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e padiskutueshme të udhëtimit ajror transatlantik për ekonominë globale dhe rimëkëmbjen e ekonomisë të aktiviteteve tona, ne besojmë se është thelbësore të gjesh një mënyra për të rihapur shërbimet ajrore midis SHBA dhe Europës”, thuhet në letër, dërguar në mënyrë të veçantë për zëvendëspresidentin amerikan Mike Pence dhe për komisioneren europiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson.

“Ne e pranojmë që testimi paraqet një numër sfidash, megjithatë ne besojmë se një program pilot testi për tregun transatlantik mund të jetë një mundësi e shkëlqyer që qeveria dhe industria të punojnë së bashku”, thuhet në letër.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments