×
Thursday, July 7, 2022

Linja hekurudhore Durrës-Prishtinë, Balluku: E dobishme për Ballkanin dhe BE-në

May 18, 2022

Ndërtimi i Korridorit 8 mbetet një objektiv i rëndësishëm për qeverinë shqiptare, si një mundësi që do të rrisë edhe më tej shkëmbimet mes vendeve të rajonit.

Teksa mori pjesë në tryezën e nivelit të lartë për transportin të zhvilluar në Prishtinë, ministrja e Transportit Belinda Balluku theksoi se pjesë e këtij korridori është edhe rrjeti hekurudhor nga Durrësi në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

“Objektivat tona kryesore strategjike në këtë lidhje është rikualifikimi dhe rindërtimi i Korridorit 8 sipas standardeve evropiane për infrastrukturën hekurudhore dhe rrugore. Në rastin tonë lidhja e Korridorit 8 prej Durrësit në kufi me Maqedoninë e Veriut është pjesë e një rrjeti gjithëpërfshirës ndërsa rruga e Korridorit 8 prej Elbasanit deri në kufi me Shqipërinë veriore është pjesë e rrjetit thelbësor, siç e dini ky korridor multimodal i rëndësishëm nuk ka qenë i përfshirë në planin kryesor të investimit ekonomik dhe infrastrukturor të BE për Ballkanin Perëndimor”.

Një tjetër projekt të cilin qeveria shqiptare e ka shpallur si prioritet është edhe ai i ndërtimit të hekurudhës Durrës- Prishtinë.

“Ndërtimi i linjës hekurudhore prej Durrësit në Prishtinë që ka një rëndësi të veçantë për Shqipërinë por edhe për Kosovën do të jetë një lidhje e cila do pësojë zhvillim të shpejtë të pasagjerëve dhe mallrave së pari mes Shqipërisë dhe Kosovës e më pas për nevojat e vendeve të Ballkanit Perëndimor e më tej”.

Në Konferencën e Nivelit të Lartë për Transportin u nënvizua se lufta në Ukrainë po tregon se sa i rëndësishëm mbetet lidhja e korridorit të 8 nga Adriatiku me Detin e Zi

Comments are closed.