×
E enjte, 29 Tetor, 2020

Ligji hungarez për OJQ-të bie ndesh me ligjet e Bashkimit Europian

19 Qershor, 2020

Qeveria e djathtë në Hungari merr një goditje tjetër nga GJED. Gjykatësit në Luksemburg e hedhin poshtë ligjin e diskutueshëm për OJQ-të.

Ligji hungarez për donacionet e huaja për organizatat joqeveritare (OJQ) bie ndesh me ligjet e Bashkimit Europian. Ky është vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED). Ligji u miratua në vitin 2017 nga shumica e qeverisë së kryeministrit të djathtë, Viktor Orban. Ai përcakton që OJQ-të që marrin fonde nga jashtë duhet të regjistrohen pranë autoriteteve hungareze nëse kalohet një prag i caktuar. Ky informacion do të publikohet në internet dhe po ashtu OJQ-të duhet të deklarojnë në faqen e tyre të internetit dhe në botime të tjera se ato janë një “organizatë e mbështetur nga jashtë”.

Kritikët thonë se ligji është sajuar për t’iu kundërvënë donatorit kryesor George Soros. Orban prej vitesh po bën fushatë kundër Sorosit duke përdorur edhe stereotipe antisemitike.

Kampagne der Fidesz-Regierung gegen die Europäische Union (picture-alliance)

Ligji i parashikon që OJQ-të që marrë më shumë se 7.2 milion forinta (rreth 20,500 euro) në vit nga jashtë, duhet të regjistrohen dhe të deklarojnë edhe çdo donator që e mbështet OJQ-në me mbi 500,000 forinta (rreth 1.500 euro).

Padi e Komisionit të BE-së

Komisioni i BE-së, i cili monitoron respektimin e ligjeve të BE-së në bashkësinë e shteteve anëtare, nisi për shkak të këtij ligji një procedurë kundër Hungarisë. Meqë Budapesti nuk u dorëzua, komisioni ngriti padi para  Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED). Gjykatësit në Luksemburg tani janë pajtuar me Komisionin e BE-së. Rregullat janë diskriminuese dhe kufizojnë padrejtësisht organizatat në fjalë, por edhe dhuruesit. Ndër të tjera ligji shkel parimin e lëvizjes së lirë të kapitalit. Ai gjithashtu shkel, ndër të tjera, të drejtën për respektimin e jetës private dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Civil Liberties Union for Europe, një organizatë joqeveritare për të drejtat e njeriut për liritë civile në BE, e vlerësoi gjykimin si një sukses të madh. Kjo tregon se ligji hungarez është krijuar vetëm për të ngulfatur debatin dhe kritikën publike duke sulmuar reputacionin dhe financat e organizatave të pavarura, tha Linda Ravo.

Konflikti mbi ligjin për OJQ-të nuk është e vetmja mosmarrëveshje midis Brukselit dhe Budapestit. Vite e fundit Komisioni i BE-së e ka paditur Hungarinë disa herë përpara gjykatës më të lartë të BE-së. Politika hungareze për azilin dhe migracion ka qenë shpesh në fokus. Kohët e fundit, GJED-i vendosi që kampet hungareze të tranzitit për azilkërkuesit shkelin ligjet e BE-së.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për