“Lidershipi i Draghi mund të pasojë atë të Angela Merkel”



Kryeministri i Italisë, Mario Draghi mund të jetë trashëgimtari politik, për sa i përket udhëheqjes së Angela Merkel, e cila nga muaji shtator do të tërhiqet nga roli i kancelares.
Draghi do të jetë kështu në lartësinë e atyre që kanë drejtuar Bankën Qendrore Europiane për një kohë të gjatë, duke e shndërruar atë nga një bankë thjesht emetuese në një aktor të politikës monetare në mbështetje të ekonomisë reale dhe do të ketë përgatitjen e dikujt që ka një kulturë liberal socialiste i cili din dhe kupton se llogritë duhet të mbahen së bashku me jetën e njerëzve, me nevojën e investimeve për zhvillim, punësim dhe rrjetet sociale.
Nuk duhet ta humbasim këtë mundësi. Ne mund të fitojmë një udhëheqës për Italinë dhe një figurë kryesore për të ardhmen e Evropës “. Kështu është shprehur Gianni Pittella, nënkryetar i senatorëve të Partisë Demokratike.
“Suksesi i Draghit ka të bëjë me Evropën por kjo sdo të thotë që ka më pak rëndësi se për vetë Italinë – vijon Draghi – dhe do të lërë një shenjë të rëndësishme në riformimin e së ardhmes së kontinentit të bashkuar post-pandemik dhe udhëheqjes së tij politike.
Bashkimi Evropian i është përgjigjur me kurajo krizës dhe vendeve më të prekura, për të cilat janë destinuar burimet më të mëdha të brezit të ardhshëm të BE-së të cilët do të kenë mundësinë historike për të kapërcyer kufijtë dhe vonesat dhe për të rifilluar një cikël të qëndrueshëm ekonomik, në aspektin ambjentalist, punësim dhe social.
Por sfida e mëtejshme do të jetë ndërtimi i një profili të ri për Bashkimin Europian duke filluar nga kjo pandemi, por jo nën iluzionin se mund të kthehemi në ortodoksinë e kursimit dhe në një arkitekturë institucionale e cila është e mangët nga pikëpamja demokratike “.
Eunews.al
