Letonia dhe Lituania karantinë për mbërritjet nga Gjermania

22 Aug 2020 16:52
Shpërndaje:

Udhëtarët nga Gjermania, që mbërrijnë në Letoni dhe Lituani, do të duhet të kalojnë një karantinë 14-ditore duke filluar nga e hëna, njoftuan autoritetet e dy vendeve baltike.

Gjermania u shtua të premten në mbrëmje në listën e vendeve që konsiderohen me rrezik më të lartë infeksioni, duke pasur parasysh numrin në rritje të rasteve në vend.

Sipas këtyre vendeve, shkalla e infeksionit në Gjermani u rrit mbi nivelin e 16 rasteve për 100 000 banorë, në 16,5, duke detyruar marrjen e masave të reja.

Reklamë Ola

Në Estoni, shtetasit gjermanë nuk e kanë të detyrueshme t’i nënshtrohen karantinës.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x