×
Friday, October 22, 2021

Lesi: Ilir Meta “peshk i madh” që do e pjekë drejtësia shumë shpejt. E trazoi vetë “rrjetën”

September 8, 2021

Gazeta Koha Jonë ka publikuar një editorial ku ndër të tjera flitet për efektet që pritet të japin institucionet e reja të drejtësisë. 

Një prej të ashtëquajturve “Peshq të Mëdhenj” sipas shkrimit është Ilir Meta ku thuhet se do jetë ndër të parët që do preket nga reforma. 

“Por Europianët dhe sidomos Amerikanët, që hodhën dhjetra e dhjetra milionë dollarë për këtë reformë, nuk mund ta quajnë të finalizuar Reformën pa njerin prej këtyre “peshqeve të mëdhenjë”.

Mundet me shumë se një, por të paktën NJË, reforma do ta marrë me vete! Po cili do ketë fatin e keq, akoma nuk dihet! SPAK po punon, po grumbullon fakte për sejcilin, por akoma nuk ka nisur furgonin e policisë te ndonjeri prej tyre. Ambasadorja amerikane Yuri Kim është e vendosur për këtë Reformë në Drejtësi. “Peshqit e mëdhenjë” po shikojnë se si t’ja fusin njeri tjetrit dhe të mos përfundojnë për vete në rrjetën e SPAK! Pa dashje apo ia ofruan rrjetën e “peshkut” duket si ishte i pari Presidenti Meta që e humbi drejtpeshimin e përhershëm dhe orientimin, pikërisht atë veti që e kishte karakterizuar që nga fillimi i hyrjes në politikë. Nuk dihet saktësisht se pse sulmoi ambasadoren amerikane para zgjedhjeve, një veprim pa sens dhe pa logjikë politike, kur dihet se ambasadorja nuk është një person fizik, por një SHTET. Yuri Kim është SHBA”, thuhet ndër të tjera në editorial duke u mbyllur me mesazhin:

“Pa e zgjatur më: Kjo vjeshtë një “Peshk të Madh” do ta pjekë në tigan!”.

Eunews.al

Comments are closed.