×
Friday, October 7, 2022

Lëreni Ilir Metën të bëjë fushatë për LSI!

February 20, 2021

Nga Mero Baze/

Ilir Meta po përpiqet të sfidoj ligjin , qeverinë dhe çdo kundërshtarë të tij, që e këshillon të mos përfshihet në fushatë elektrale, për shkak se është formalisht President I Republikës dhe kjo është shkelje kushtetuese e pozicionit të tij. Shkon natën në Labëri, ditën në Berat, mbasdite në Vlorë, në mbrëmje bën listë dekoratash, të cilën e jep në mëngjes dhe niset sërisht në fushatë.

Nëse ka një gjë më zbavitëse në këtë fillim fushate, është pikërisht kjo axhenda e Ilir Metës. Aty ti shikon se si një njeri në panik, përpiqet të prodhoj deomos një konflikt me qeverinë dhe ligjin, që të duket I fort dhe sfidues ndaj tyre.

Debati rreth veprimeve të tij ka ndarë shtypin dhe komentatorët që kërkojnë që ai të zbatoj ligjin. Por ti këkrosh tani Ilir Metës zbatimin e ligjit si president është luks I tepëruar.

Ilir Meta gjithsesi do ta shkel një ligj dhe nëse nuk bën fushatë elektorale. Edhe po e le në presidencë , ai me siguri do bëj ndonjë tender që di vjedh, do tiu jap dekorata njerëzve që nuk u takojnë, do kthejë ligje pa arsye, apo do të përfshihet në aktivitete politike që e thyejnë gjithsesi statusin e tij si president.

Ndaj është më mire që të mos debatohet më, për faktin që Ilir Meta po bën fushatë për LSI. Lereni Ilir Metën të bëj fushatë për LSI. Kjo është gjëja më legjitime që ai mund të bëj edhe duke shkelur ligjin.

LSI është krijesë e tij, përbindëshi I tij dhe tashmë varrmihësja e tij. Lereni të merret me të, që pas zgjedhjeve të mos thotë që dështuam se nuk u mora unë me LSI. Ai duhet të përballet me përbindshin që ka krijuar vet.

Nga ana tjetër ai duhet lënë të merret me LSI, publikisht, pasi I bën mire kujtesës së shoqërisë dhe mobilizon më shumë qytetarë të votojnë kundër saj. Egziston rreziku që duke identifikuar LSI me Kryemadhin, njerëzit të bëhen indiferent ndaj saj. Por nëse shfaqet Ilir Meta gjërat janë më të qarta dhe reagimi do jetë më I madh.

Por mbi të gjitha Ilir Meta duhet lënë të bëj fushatë për LSI, pasi ai mund të çmendet nga ideja që ndaj tij mund të ketë një komplot të ri mes Bashës e Ramës, për ta lënë në Presidencë dhe për ti shkatërruar LSI. Mos ja ushqeni përsëri këtë paranojë. Lereni të bëj fushatë për LSI si president, me makina të presidencës, me shoqërues të Gardës, me dekorata të Presidencës dhe çdo mjet tjetër që ka në dorë.

Mos ju referoni më ligjit dhe as mos merrni mundimin të citoni nenet që ka shkelur. Tërbimi i tij i dukshëm, deklarata përçart, kërcënimet verbale si një skfizofren dhe mbi të gjitha paralajmërimet e tij epike se do ngrej popullin në këmb të përmbys pushtetin, janë gjëja më e mirë që mund ti ndodh shumicës në prag të këtyre zgjedhjeve, pasi i jep dhe një dimension komik humbjes së opozitës. Dhe kjo pa Ilir Metën nuk do ishte e mundur.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments