×
Saturday, February 4, 2023

Lazio e nxjerr në shitje, Sarri i del në mbrojtje Hysajt

January 15, 2023


Mediat italiane janë të bindura se Elseid Hysaj është në prag të largimit nga Lazio. Mbrojtësi shqiptar këtë sezon në Seria A ka nisur vetëm tre ndeshje si titular (Cremonese, Monza dhe Sassuolo) dhe për këtë motiv mendohet se e ardhmja e tij është larg “Olimpico”-s.

Hipoteza – Corriere dello Sport informon se 28-vjeçari ka disa oferta nga klube që militojnë jashtë Italisë edhe pse për momentin nuk përmenden emra konkrete. Sipas gazetës në fjalë Lazio është e gatshme që të privohet nga shërbimet e Hysajt me qëllim që të arkëtojë para për të investuar në merkaton verore.

Në mbrojtje – Në vigjilje të ndeshjes që Lazio luajti sot përballë Sassuolo-s në Reggio Emilia ishte trajneri i Lazio-s ai që i doli në krah Hysajt. I kritikuar shumë për barazimin dramatik që mori klubi roman përballë Empoli-t një javë më parë, Hysaj ka qenë në qendër të vëmendjes. Për këtë çështje ndërhyri edhe Sarri duke thënë: “Vitin e kaluar luajti mjaft mirë, por më pas kaloi shumë vështirësi. Mendoj se ata që e kritikojnë për atë që ndodhi të dielën e kaluar them se gabojnë. Ai kishte më pak faj nga të gjithë”.

Karton i verdhë – Sot në Reggio Emilia Lazio mundi 2-0 ekipin e Sassuolo-s duke iu afruar edhe më shumë vendit të katërt. Në këtë takim Hysaj luajti për 90’ dhe mori një karton të verdhë në të 65’.



Comments are closed.