×
Friday, April 25, 2025

Lavrov: Një takim Putin-Zelensky ende joproduktiv

March 28, 2022


Kreu i diplomacisë ruse vlerësoi se një takim midis Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky do të ishte joproduktiv për momentin dhe e kushtëzoi atë me miratimin e kërkesave të Moskës.

”Putin tha se nuk do të refuzonte kurrë një takim me presidentin Zelensky, por ky takim duhet të përgatitet mirë (…) Konflikti brenda Ukrainës është përkeqësuar gjatë gjithë këtyre viteve, shumë probleme janë grumbulluar”, tha Lavrov.

Diplomati rus ripohoi kërkesat e bëra nga Kremlini në fillimin e ofensivës kundër Kievit më 24 shkurt, që janë mbrojtja e popullsisë së Donbasit dhe çmilitarizimi dhe denazifikimi i Ukrainës.

“Denazifikimi dhe çmilitarizimi i Ukrainës janë një pjesë e detyrueshme e marrëveshjes që po përpiqemi të arrijmë”, tha ai.

”Ne jemi të detyruar të sigurojmë që Ukraina të pushojë së qeni objekt i eksperimenteve ushtarake nga Perëndimi dhe NATO dhe të paraqesë një kërcënim ushtarak dhe fizik për Rusinë”, theksoi ai.




Comments are closed.