×
Monday, September 14, 2020

Largohet Besa Shahini. Evis Kushi ministrja e re e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

September 14, 2020

Evis Kushi do të jetë ministrja e re e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, pas dorëhqejes nga kjo detyrë të ish-ministres Besa Shahini.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi të zhvilluar për zëvendësimin e pozicionit mes Besa Shahinit dhe Evis Kushit.

Kryeministri Rama duke e falënderuar Shahinin për punën e bërë theksoi se “jam i bindur që çfarë nuk është arritur do të vlerësohet për shkak të kohës aktuale. Pa diskutim do të vlerësohet në kohë sepse e vërteta është që puna e Ministrisë së Arsimit në këto 7 vite la pësuar një ndryshim radikal”.

“Ish-ministrja Lindita Nikolla ka hapur një kantier reformash në të gjithë spektrin. Besa punoi me Linditën si zëvendësministre për një periudhë kohe të gjatë. Tani Besa ka krijuar një familje të re, që e detyron të jetë më shumë në Prishtinë se në Tiranë, para pushimeve më tha; “unë jam në dispozicion mund të qëndroj deri në fund të mandatit, megjithëse kjo ministri është një përgjegjësi e madhe edhe politike dhe për shkak të pamundësisë që të vazhdoj edhe më tutje e angazhuar nëse është e nevojshme të bëhet një ndryshim”, – nënvizoi Rama.

Në fakt, tha Rama, është shembull i faktit të mos qenit e lidhur me karrigen dhe shumë përgjegjshmëri dhe qytetari që e karakterizon Besën.

Shahini u shpreh se “e kam të vështirë të vazhdoj edhe një mandat tjetër larg familjes. Kisha fatin të kontribuoj për arsimin në Shqipëri”.

Në fjalën e saj, ministrja e re e emëruar, Evisa Kushi u shpreh se “është privilegj shumë i lartë për mua pas 7 vitesh angazhimesh politike të jem ministre e Arsimit, është përgjegjshmëri e lartë të drejtoj këtë ministri”.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për