×
Sunday, September 13, 2020

Largimi i anijes turke nga Mesdheu Lindor, reagon Mitsotakis: Hap pozitiv

September 13, 2020

Largimi i anijes turke të kërkimit “Oruç Reis” vendosur nga Ankaraja në një zonë të diskutueshme mes Greqisë dhe Turqisë në Mesdheun Lindor,  e konsideruar e pasur me gaz natyror, është një hap pozitiv për marrëdhëniet greko-turke, theksoi sot kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Bëhet fjalë për hapin e parë pozitiv (…) Shpresoj se do të ketë dhe të tjerë”, deklaroi Kyriakos Mitsotakis në një konferencë shtypi në Selanik.

Misioni i anijes turke, e vendosur që prej 10 gushtit në një zonë detare të diskutueshme nga Athina dhe Ankaraja, që përfundoi sot, nuk u zgjat më nga autoritetet turke, sipas gazetës pro-qeveritare turke “Yeni Safak”.

Sipas kësaj të përditshmeje anija “Oruc Reis” është kthyer në portin e Antalias.

“Vendimi për të mos zgjatur misionin ka ardhur si një etapë për t’i dhënë mundësi diplomacisë”, shkruan gazeta.

Athina është gjithmonë e gatshme të fillojë kontaktet eksploruese me Turqinë”, theksoi Kyriakos Mitsotakis.

Ai nënvizoi se ky hap nga ana e Turqisë ishte rruga e duhur drejt qetësimit të situatës dhe mund të kontribuonte në rifillimin e dialogut mes dy vendeve.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për