×
Monday, November 29, 2021

Landet gjermane u mbyllin dyert të pavaksinuarve

November 17, 2021

Në Gjermani gjithnjë e më shumë landet po përjashtojnë aksesin e të pavaksinuarve nga restorantet, baret dhe ngjarjet kulturore.

I ashtuquajturi ”Modeli 2G” (kalimi i gjelbër) po përhapet gjithnjë e më shumë në dritën e numrit të pandemisë, që regjistroi sot 40 144 raste të reja pozitive.

Përveç Berlinit, edhe landet e Saksonisë, Bavarisë, Baden-Wuerttemberg, Hamburgut dhe North Rhine-Westphalia-s njoftuan masa shtrënguese duke nisur nga dita e sotme.

Situata mbetet veçanërisht e rëndë në Saksoni, ku indeksi javor mbetet në 759,3, në Turingi dhe Bavari mbi 500 për 100 000 banorë dhe me administratorët rajonalë që raportojnë mbingarkesë të sistemit shëndetësor.

Ndërkohë debati për vaksinat vazhdon, pasi aktualisht është vaksinuar 67,6% të popullsisë, ndërsa 70,1% ka marrë vetëm dozën e parë.

Eunews.al

Comments are closed.