×
Wednesday, November 29, 2023

Lajçak takon Ramën në Bruksel: Diskutuam mbi rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor

May 18, 2021


Pasi takoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim edhe me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Ramën.
Takimi në fjalë është bërë në Bruksel, teksa ky i fundit ndodhet bashkë me liderët e tjerë në Bruksel, pasi janë thirrur në një darkë pune nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, Lajçak thekson se ka përgëzuar Ramën për fitoren e mandatit të tretë qeverisës. Po ashtu ai tha se diskutuan për zhvillimet e fundit rajonale dhe rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Eunews.al



Comments are closed.