×
Thursday, June 13, 2024

Lagarde: Stimujt ekonomikë nuk duhen ndërprerë menjëherë

February 7, 2021


residentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, e sheh 2021 si një vit të rimëkëmbjes për zonën e euros dhe thekson se Europa nuk duhet t’i japë fund mbështetjes së saj monetare dhe buxhetore antikrizë shumë shpejt.

“Rimëkëmbja është ngadalësuar, por nuk ka dalë nga shinat”, vuri në dukje Lagarde, në një intervistë me “Journal du Dimanche”.

“Shërimi do të arrijë në verë dhe do ta çojë Bashkimin Europian drejt një të ardhmeje më të gjelbër dhe më dixhitale” shtoi ajo.

Presidentja e BQE-së theksoi se nuk duhen përsëritur gabimet e së kaluarës, duke hequr stimujt menjëherë, por duke zbatuar një reduktim fleksibël.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments