×
Thursday, September 28, 2023

Lagarde: Plani europian i rimëkëmbjes duhet të bëhet menjëherë operacional

November 19, 2020



Presidentja e Bankës Qendrore Europiane (BQE), Christine Lagarde bëri thirrje për zbatimin pa vonesa të planit europian të rimëkëmbjes, në një kohë kur Hungaria dhe Polonia kanë bllokuar miratimin e tij nga BE.

Plani europian i rimëkëmbjes i quajtur “Gjenerata e Ardhshme e BE” duhet të jetë operacional pa vonesa”, deklaroi presidentja e Bankës Qendrore gjatë një fjalimi në Parlamentin Europian, para se 27 vendet e BE-së të mblidhen në videokonferencë për të dalë nga kjo krizë.

Ne vazhdojmë të përballemi me rrethana të rënda, si nga pikëpamja shëndetësore ashtu dhe nga pikëpamja ekonomike”, deklaroi Lagarde në fillim të fjalimit të saj.

Edhe pse ajo përmendi drejtpërdrejt veton e dy vendeve të Europës Qendrore për planin europian, francezja insistoi mbi nevojën e kësaj ndihme historike prej 750 miliardë eurosh për lehtësimin e politikave buxhetore zgjeruese, veçanërisht në vendet të zonës së euros, hapësira buxhetore e të cilave është e kufizuar.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments