Laboratori i Wuhan hedh poshtë akuzat: “Ne izolojmë viruse të ngjashme me COVID-19, por pandemia nuk është faji ynë”


Pandemia COVID-19 përpos hulumtimeve shkencore solli edhe diskutimin e teorive të ndryshme në lidhje me origjinën e virusit. Së pari teoritë qarkulluan midis teoricienëve të komplotit. Më pas akuza të mirëfillta direkte u artikuluan nga administrata amerikane. Që nga shpërthimi i pandemisë Covid-19, Instituti i Virologjisë Wuhan në Kinë është vlerësuar si origjina më ’e mundshme’ e koronavirusit të ri. Një përgjegjësi e mohuar fuqimisht nga drejtori i laboratorit, Wang Yanyi, i cili për herë të parë foli për mediat kineze. Vetëm në ditët kur Organizata Botërore e Shëndetit, me kërkesë, ndër të tjera, të Bashkimit Evropian, i dha përparësi një hetimi të pavarur për të hedhur dritë mbi origjinën e vërtetë të Covid -19.
Wang Yanyi pranoi se instituti i tij “izoloi dhe mori disa koronaviruse nga lakuriqët“. Për momentin, “ne kemi tre lloje të gjalla të viruseve“, por, shtoi ai, ngjashmëria e tyre me Covid-19 “është vetëm 79.8%”. Kur shpërtheu epidemia e Wuhan, vazhdoi Wang Yanyi, instituti nuk kishte njohuri ” as nuk kishim hasur ndonjëherë, hulumtuar apo mbajtur një virus … Ne nuk dinim as për ekzistencën e virusit, kështu si mund të të dilte nga laboratori ynë kur nuk e kishim atë? “. Prandaj përgjigja ndaj akuzave të Presidentit Donald Trump dhe Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, i cili madje foli për prova kundër laboratorit kinez u konsideruan si “Shpikje e pastër“.
Instituti i Virologjisë Wuhan studion disa nga patogjenët më të rrezikshëm në botë. Studiuesit në objekt kanë ndihmuar në veçanti për të kuptuar më mirë Covid-19 në fillim të epidemisë. Puna e tyre kërkimore u botua në një revistë shkencore në shkurt. Shumica e shkencëtarëve thonë se patogjeni që infektoi më shumë se 5 milion njerëz në të gjithë botën, sipas llogaritjes së Universitetit Johns Hopkins, u transmetua nga lakuriqët te njerëzit përmes një specie të ndërmjetme që ka të ngjarë të shitet në një treg në Wuhan në fund të vitit të kaluar.
Eunews.al
