Kuvendi shqyrton sot raportet e 5 institucioneve të pavarura të drejtësisë
July 15, 2024
Kuvendi zhvillon sot seancë plenare ku do të shyqrtohen raportet e veprimtarisë vjetore të 5 institucioneve të pavarura të drejtësisë.
Kështu, sot pritet të shqyrtohet raporti i veprimtarisë vjetore të Prokurorit të Përgjithshëm për vitin 2023.
Raporti i veprimtarisë vjetore të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për vitin 2023.
Raporti i veprimtarisë vjetore të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për vitin 2023.
Raporti i veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2023.
Gjithashtu Kuvendi do të shqyrtojë edhe raportin e veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2023.







