×
Friday, October 22, 2021

Kuvendi Kombëtar i PD/ Ristani zbulon sa firma janë mbledhur deri tani

October 14, 2021

Ish sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ka zbuluar se sa përqind e firmavce janë mbledhur për Mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

I ftuar në emisionin “Quo Vadis”, Ristani ka zbuluar se në tre degë janë duke synuar të kapin 60 përqindshit, ndërsa tregon se pjesa tjetër ka kapur rreth 80 përqind të mbledhjes së firmave.

Ristani shprehet se duke u bazuar në këto të dhëna nuk ka përçarje në PD, pasi situata është e qartë.

Ju thashë që në shumë pak degë, jo më shumë se tre janë duke synuar drejt 60 përqindshit. Është pjesa tjetër që është mbi 80 përqind. Në këtë lloj situate nuk ka përçarje se është e qartë”, ka thënë Ristani.

Eunews.al

Comments are closed.