Kush po i jep fund Ilir Metës?
Ilir Meta, presidenti i cili është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nëse do të qëndrojë ende në detyrë apo jo, herë pa here po thyen heshtje me ndonjë shpërndarje dekorate.
Pas thirrjeve për luftë civile dhe sulmeve ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim, para, përgjatë dhe pas zgjedhjeve, Meta tashmë ka zbutur tonet.
Por, kjo zbutje tonesh duket se nuk vlen, pas thirrjeve për dhunë dhe lidhjes së emrit të tij me korrupsionin.https://ads.gogel.al/www/delivery/afr.php?zoneid=105&target=_blank&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE
Të paktën për ndërkombëtarët jo, të cilët duket se nuk e konsiderojnë më si president.
Një gjë e tillë u la të kuptohej një ditë më parë nga vizita në Tiranë e ndihmës sekretarit të Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Ambasadorit Philip T. Reeker.
Ky i fundit, gjatë qëndrimit në kryeqytetin shqiptar u takua me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, përfaqësues të tjerë të Qeverisë dhe Edith Harxhin nga grupimi “Për PD”.
Meta u injorua dhe nuk u përfill fare nga zyrtari i lartë amerikan, duke dhënë kështu një sinjal se presidenti i ka ditët e numëruara, jo vetëm si drejtues institucioni, por edhe në aspektin e drejtësisë.
Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane, zoti Reeker, përgjatë gjithë takimeve të tij, nënvizoi vendosmërinë e Presidentit Biden dhe sekretarit të Shtetit Antony Blinken, se lufta kundër korrupsionit, përfshirë përmes përcaktimeve publike për korrupsion madhor, është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara.
Ky është një mesazh mjaft i rëndësishëm dhe i qartë, nëse kemi parasysh, se emri i presidentit Meta lidhet në mjaft raste me korrupsionin.
Dhe takimi i djeshëm i zyrtarit të lartë amerikan Reeker, me njerëz të drejtësisë, dëshmon, se as Meta dhe as zyrtarë të tjerë të cilat janë të lakuar për korrupsion, nuk do të mund t’ja hedhin lehetë.
Presidenti duket se e ka ndjerë “erën” e prangave, është tërhequr me aq sa mundet nga skena politike, por reagimi i ndërkombëtarëve dhe kryesisht i Amerikës ndaj tij, tregon qartë se i ka ardhur fundi.
Emri i Ilir Metës, lidhet me një sërë çështjesh, për të cilat qytetarët shqiptarë, presin transparencë.
Që nga zhdukja e floririt të Krrabës, dosja e 7 përqindëshit, pasuria e dyshimtë nga Shqipëria në Angli, mermeri në Malin e Tomorit. Janë këto disa çështje që janë lidhur me emrin e Metës, nga eksponentë të politikës apo edhe në media, nga gazetarë investigativë.
Çështja më e fundit për të cilën Meta u hetua ndonëse jo nga drejtësia, por nuk përjashtohet si mundësi, ishte thirrja për dhunë e luftë dhe sulmi i paprecedentë ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim.cna
Eunews.al