×
Tuesday, December 6, 2022

Kush është Zelimkhan Abakarov, mundësi çeçen që i dha Shqipërisë medaljen e artë historike në botëror

September 18, 2022

Shqipëria ka marrë një medalje të artë historike në Botërorin e Mundjes që po zhvillohet në kryeqytetin serb, Beograd.

Ka qenë mundësi rus me origjinë çeçene i natyrlizuar si shqiptar Zelimkhan Abakarov, i cili mundi në finale për peshën 57 kg mundësin amerikan, kampion bote Thomas Gilman 7-2.

Më herët Abakarov kishte mundur në gjysmëfinale mundësin vendas Stevan Miçiç.

Po kush është mundësi rus i cili mori një medalje historike për Shqipërinë, të parën të artë në këtë sport në një veprimtari tejet të rëndësishme si botërori.

29 vjeçari Zelimkhan Abakarov ka lindur në Rusi e është me origjinë çeçene. Ai ka lindur me më 14 korrik 1993 dhe e ka marrë shtetësinë shqiptare në shtator 2021.

Në një intervistë të dhënë asokohe sportisti tha se nuk kishte dëgjuar shumë për Shqipërinë më herët. Abakarov ka pohuar se ftesa për të përfaqësuar Shqipërinë i ka ardhur nga Presidenti i Federatës, ish-mundësi Sahit Prizreni.

Më herët Abakarov ka fituar medaljen e artë për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare 2022 që u zhvilluan në Oran, Algjeri.

Kampioni nuk është sportisti i vetëm i huaj që përfaqëson Shqipërinë në mundje. Mundësi tjetër rus me origjinë çeçene Islam Dudaev përfaqëson gjithashtu Shqipërinë në garat ndërkombëtare.



Comments are closed.