×
Sunday, September 19, 2021

Kush është 22-vjeçarja që shkaktoi aksidentin tragjik me “Lande Rover-in” e marrë me qira

August 26, 2021

Ka përfunduar aksioni i nxjerrjes së trupave nga furgoni, që ra në greminë në Qafë Muzinë, duke iu marrë jetën pesë personave, ndërsa është nxjerrë e gjallë një vajzë. Shkak i aksidentit tragjik ka qenë parakalimi i gabuar i mjetit “Land Rover”, i cili është futur me shpejtësi në kthesë.

Ndërkohë, gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se vajza e nxjerrë e gjallë nga furgoni është është Greta Kaberdini, 25 vjeçe, dhe ndodhet në Spitalin e Gjirokastrës, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, nga mjeti “Land Rover” janë lënduar lehtë drejtuesja e mjetit, 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka, banuese në Tiranë, si dhe dy shtetase italiane, ndërsa mësohet se 22-vjeçarja e kishte marrë mjetin me qira. Viktima të aksidentit janë dy gra dhe tre burra, ku janë identifikuar shoferi i mjetit, Bardhi Proda, dhe çifti i bashkëshortëve, Fiqiri e Dritë Korçari.

Eunews.al

Comments are closed.