×
Tuesday, March 2, 2021

Kush do të vaksinohet i pari dhe si funksionon? Gjithçka që duhet të dini për vaksinën e Pfizer

November 10, 2020

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer njoftoi sot se vaksina e saj eksperimentale kundër COVID-19-s, ka dëshmuar një nivel efektiviteti me të lartë se 90%.

Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech njoftuan se provat klinike të vaksinës së re kanë rezultuar me sukses, duke rikthyer më në fund shpresën se pandemia e COVID mund të përfundojë, pas një bilanci tragjik më viktima dhe të infektuar, shkruan SHQIP.

Shtetet e Bashkuara kanë paguar tashmë 1.95 miliardë dollarë për 100 milionë doza fillestare të vaksinës dhe Pfizer thotë se mund të ketë deri në 50 milionë doza në dispozicion deri në fund të këtij viti nëse miratohet nga autoritetet dalja e saj në treg.

A do të thotë kjo se vaksina është gati?

Ende jo. Vaksina është testuar në gati 44,000 njerëz në gjashtë vende të ndryshme dhe deri më tani nuk janë ngritur shqetësime për sigurinë.

Raportohet se ajo është 90% efektive. Gjithsesi duhet miratimi nga autoritetet që të nisë prodhimi i saj. Që të miratohet kërkesa, do të duhen dy muaj të dhëna të sigurta nga rreth gjysma e 44 mijë pjesëmarrësve në një studim, të dhëna që pritet të dalin në fund të këtij muaji.

Kur mund të jetë gati për publikun?

Publiku i gjerë nuk do të përfitojë nga vaksina – nëse miratohet – në javët dhe muaj që vijnë. Pfizer tha se ata do të përpiqen të aplikojnë për miratimin e FDA brenda muajit të ardhshëm, nëse gjithçka shkon mirë.

Pfizer pret të prodhojë deri në 50 milion doza, të mjaftueshme për të mbrojtur 25 milion njerëz, deri në fund të këtij viti. Ata parashikojnë të prodhojnë deri në 1.3 miliardë doza të vaksinës vitin e ardhshëm.

Sa doza ka blerë SHBA?

Shtetet e Bashkuara kanë paguar 1.95 miliardë dollarë për 100 milionë doza fillestare të vaksinës.

Kjo shifër është e mjaftueshme për të trajtuar 50 milion Amerikanë.

Kush do vaksinohet i pari?

Nuk ka asnjë njoftim zyrtar të qeverisë se kush do ta marrë vaksinën COVID-19 i pari.

Një këshill federal po shqyrton aktualisht katër grupe, që mund të rekomandojnë për vaksinim të hershëm, nëse furnizimi është i kufizuar. Ato përfshijnë: personelin shëndetësor, punëtorët në industri thelbësore dhe kritike, njerëzit me risk të lartë dhe njerëzit mbi 65 vjeç,

Si funksionon?

Vaksina funksionon me dy doza. Gati 44,000 njerëz janë regjistruar në testin përfundimtar të vaksinës. Ata marrin një dozë të dytë rreth tre javë pas së parës dhe gjurmimi fillon një javë pas dozës së dytë.

Pfizer-i pritet të kërkojë autorizim nga autoritetet amerikane për përdorim emergjent të vaksinës për grupmoshat nga 16 deri 85 vjeç.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për