×
Tuesday, September 26, 2023

Kurz: Një bllokim i dytë mundësia e fundit nëse rastet me COVID-19 nuk ulen

October 26, 2020



Kancelari austriak, Sebastian Kurz kërcënoi të vendosë një bllokadë të dytë si një mundësi të fundit nëse rritja aktuale e rasteve të koronavirusit nuk zbutej.

”Situata në spitale do të përcaktojë nëse do të vendosim një bllokim të ri. Asnjë vend në botë nuk do të lejonte që kujdesi i tij intensiv mjekësor të mbingarkohej”, theksoi Kurz.

Në Austri, mbingarkesa e mundshme e sistemit shëndetësor është një kërkesë ligjore për të vendosur një bllokadë.

Austria futi një kufi prej gjashtë personash për takime private në ambientet e brendshme dhe 12 persona për takimet në ambientet e jashtme.

Austria ka regjistruar numër rekord të infeksioneve ditore në ditët e fundit.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments