Kurti viziton nesër Tiranën, takime me Ramën dhe Nikollën
March 25, 2023



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Tiranë.
Sipas medieve, Kurti do të pritet në një takim nga kryeministri Edi Rama.
Po ashtu, në orën 11:30, ai do të pritet në një takim në Kryesinë e Kuvendit nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Vizita në Tiranë vjen pas marrëveshjes së dakordësuar në Ohër sipas dokumentit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
