×
Tuesday, July 23, 2024

Kurti: BE-ja është familja jonë e synuar politike, duam marrëdhënie të mira fqinjësore e njohje pa sulme

June 12, 2024


Kryeministri i Kosovës tha në seancën solemne të Kuvendit se shënimi i ditës së çlirimit ka sjellë të tashmen dhe ka përcaktuar të ardhmen e vendit, teksa gjithashtu theksoi se kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore e njohje pa sulme.

“Të bashkohemi fizikisht e shpirtërisht si sot në Kuvend e sheshet e qyteteve, për të shënuar një ngjarje historike që e ka sjellë të tashmen dhe e ka përcaktuar të ardhmen.

Sikur atëherë, edhe tani Serbia rri e rreshtuar prapa Rusisë. Kosova ka shkuar në vazhdimësi duke forcuar aleancat e saj me vendet partnere. BE-ja është familja jonë e synuar politike, kurse NATO-ja është destinacioni ynë ushtarak.

Pikërisht se kemi vuajtur dhe kemi humbur, tashmë duam që Kosova e të gjithë qytetarëve ta gëzojnë, shumica shqiptare me pakicat. Duam marrëdhënie të mira fqinjësore e njohje pa sulme. Kurrë më të lirë e të pavarur nuk kemi qenë”, u shpreh Kurti



Comments are closed.