×
Wednesday, December 8, 2021

“Kundërshtitë për ‘Open Balkan’ nuk na pengojnë bashkëpunimin”, Rama: Është si Shqiponja e flamurit, me kokë në krah të ndryshme, por me një trup që qëndron drejt

November 26, 2021

Në konferencën e përbashkët për mediat me holomologun nga Kosova, kryeministri Edi Rama zgjodhi simbolin kombëtar, shqiponjën e flamurit, për të komentuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ndërsa u pyet për qëndrimin e Shqipërisë ndaj Serbisë, Rama tha se e ka bërë të ditur këtë qëndrim në mes të Beogradit, ndërsa komentoi edhe nismën e Ballkanit të Hapur.

“Mendimi i Shqipërisë, i kësaj qeverie, lidhur me Kosovën dhe Serbinë nuk është as sekret as i panjohur. Është i njëjti mendim që e kam shprehur edhe në mes të Beogradit. S ka asnjë dilemë.
Sa i përket Ballkanit të Hapur, kemi dy qasje të ndryshme, por duhet edhe ju edhe të gjithë të mësohen me faktin që mund të mos mendojmë njësoj po kjo s’na pengon të vendosim të gjitha forcat për të bërë së bashku gjërat e duhura.

Mendoj që këto opinione të ndryshme në raport me Ballkanin e Hapur s’përbëjnë pengesë për të fuqizuar marrëdhëniet mes nesh. Nëse më lejoni t’i referohem shqiponjës është një trup i vetëm ku njëra kokë sheh nga njëra anë, e tjetra nga ana tjetër, por është një trup që qëndron drejt. I kontrollon me sy të dy anët, Është një vlerë e shtuar në këtë rast, në këtë periudhë që jemi një shqiponjë me dy koka. Shqiponja e informuar në 360 gradë, ndaj mos kini asnjë shqetësim se mund të kapet në befasi Kur të jemi me një kokë, rreziku është të kafshojmë veten. Unë jam optimist për zhvillimin e marrëdhënieve tona, këndvështrimin strategjik.

Për Ballkanin e hapur është debat i hapur mes meje dhe Albinit dhe mos prisni kurrë të jenë të mbyllura. Është fiziologjia e një marrëdhënie mes njerëzish që nuk rrinë pa menduar dhe e kanë problem po të mendojnë njësoj për të gjithë gjërat.” u shpreh Rama.

Eunews.al

Comments are closed.