×
Friday, March 28, 2025

Kryeministrja e Skocisë, Sturgeon: BE do të na mirëpresë sërish krahëhapur

December 18, 2020


Një Skoci e pavarur mund të ribashkohet shpejt me Bashkimin Europian, deklaroi kryeministrja Nicola Sturgeon.

“BE do të na mirëpresë me krahët hapur. Ne kemi qenë në Europë për 40 vjet, ne jemi shumë të kënaqur me tregun e vetëm, standardet dhe rregulloret e BE”, deklaroi Sturgeon për gazetën ”La Repubblica”.

Sturgeon i bëri thirrje kryeministrit britanik Boris Johnson të lejojë një referendum të dytë mbi pavarësinë e Skocisë nëse Partia e saj Kombëtare Skoceze (SNP) fiton zgjedhjet parlamentare rajonale në maj.

“Ne kemi të drejtat tona. Ju nuk mund ta mohoni, nëse SNP merr më shumë se 50% të votave në maj… demokracia do të mbizotërojë, nuk kam dyshime”, theksoi ajo.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments