×
Thursday, March 27, 2025

Kryeministri Rama në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes

November 11, 2021


Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë ku po merr pjesë në Forumin e Paqes, i cili zhvillohet nga data 11-13 nëntor në Paris.

Pas ceremonisë së hapjes, Kryeministri Rama ishte pjesë në panelin digjital “Ndalo-dhe-Ec – Si të rivendosim lëvizshmërinë globale”, në të cilin u diskutua se si vendet mund të koordinohen më mirë dhe cilët institucione apo aktorë mund të ofrojnë rregulla dhe mekanizma për të përmirësuar lëvizshmërinë në kohët e COVID-19.

Forumi i Parisit për Paqen organizohet nën kujdesin e presidentit francez, Emmanuel Macron.

Ky forum i dialogut politik të nivelit të lartë synon forcimin e bashkëpunimit shumëpalësh në dobi të paqes dhe sigurisë.

Forumi i Parisit për Paqen është një platformë e shkëlqyer për shkëmbimin e mendimeve me drejtues të lartë nga e gjithë bota.

Eunews.al




Comments are closed.