Kryeministri Rama mbërrim në Francë, pritet në pallatin Elysee nga presidenti Macron
March 22, 2021




Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në pallatin Elysee ku është pritur nga presidenti francez Emanuel Macron.
Rama është i ftuar nga Presidenti Macron për një drekë pune mbi marrëdhëniet bilaterale, Planin Europian të Investimeve në Ballkan dhe situatën në rajon.
Kujtojmë se takimi i fundit mes Ramës dhe Macron në Elysee ishte ai i 15 Majit të vitit 2018.
Por ky nuk është takimi i fundit mes tyre. Rama, Merkel dhe Macron u ulën në të njëjtën tavolinë në Maj të vitit 2019 me liderët e Kosovës në Berlin.
Eunews.al

Ndiqe
0 Comments