Kryeministri kinez kërkon vetëpërmbajtje në konfliktin ruso-ukrainas



Kryeministri kinez, Li Keqiang shmangi kritikat e pushtimit rus gjatë një konference për shtyp në Pekin, të premten, në mbyllje të Kongresit të Popullit të këtij viti, duke e quajtur situatën “me të vërtetë shqetësuese”.
“Ne sinqerisht shpresojmë se situata do të lehtësohet dhe paqja do të kthehet shpejt”, tha Li.
“Tani është e rëndësishme që të mbështesim Rusinë dhe Ukrainën në negociatat e tyre. Ne mbështesim dhe nxisim të gjitha përpjekjet që janë të favorshme për një zgjidhje paqësore të krizës”, tha ai.
Li bëri thirrje për vetëpërmbajtje, duke thënë se ishte e rëndësishme që tensionet të mos rriteshin apo edhe të dilnin jashtë kontrollit.
Kryeministri u shpreh gjithashtu kundër sanksioneve ndërkombëtare ndaj Rusisë.
Ai tha se “sanksionet përkatëse do të dëmtojnë rimëkëmbjen ekonomike botërore, nuk është në interesin e askujt”.
Diplomatët dhe ekspertët theksuan se Kina nuk është e gatshme të ndërmjetësojë midis Rusisë dhe Ukrainës.
“Kina nuk është një palë neutrale. Mbështetja e saj për Moskën është e nënkuptuar”, tha eksperti kinez Jude Blanchet nga Qendra e Studimeve Strategjike (CSIS).
Zyrtarët kinezë gjithashtu e kanë bërë të qartë se Kina preferon të qëndrojë jashtë konfliktit.
Eunews.al

