×
Wednesday, October 16, 2024

Kryemadhi i ngatërroi mbiemrin Bora Muzhaqit, reagon Balla: Vjen nga fisi i nderuar Muzhaqi, askush mos luajë apo keqinterpretojë mbiemrat

April 28, 2022


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar nga foltorja e Kuvendit pas ngatërresës që i bëri Monika Kryemadhi mbiemrit të ministres, Bora Muzhaqi.

Balla teksa i kujtoi Kryemadhit se mbiemri Muzhaqi vjen nga Muzaka, një fis i madh shqiptarësh që kanë luftuar në këtë vend, bëri thirrje që askush në sallën e Kuvendit të mos luajë apo keqinterpretojë mbiemrat.

“E dashur Monika, Muzhaqi është një mbiemër shumë i madh dhe i uroj Borës si vajzë e re ta justifikojë mbiemrin që mban. Do ju kërkoja që askush në këtë sallë të mos keqinterpretojnë mbiemrat.
Secili prej nesh është shumë krenar për mbiemrin që mban dhe loja me mbiemrat nuk i shkon askujt. Ishte një keqkuptim i vogël. Dhe sa për Muzhaqët, vjen nga Muzaka një fis i madh shqiptarësh që kanë luftuar në këtë vend, por fisi nga vjen Bora e kanë vuajtur shumë diktaturën dhe mbiemrin Muzhaqi që nga Nezir Muzhaqi i cili u var në 45’ dhe të gjithë më pas.

Atje në malet e Polisit, ku banon familja e Muzhaqëve, ndesha një gojdhanë interesante. Fisi i Muzhaqëve e sheh prejardhjen e vet nga princat e famshëm Muzakaj, të cilët përmenden për herë të parë si familje feudale në gjysmën e dytë të shekullit XIII.

Shndërrimet etimologjike që ka pësuar patronimi i famshëm, nuk e përjashtojnë, përkundrazi, tregojnë se emri ka kaluar nëpër gojën e banorëve të kësaj zone.

Pothuaj të gjithë Muzhaqtë e Elbasanit, Gur Shpatës, Rafjes, Fushë-Buallit, etj. Dhe ata që më vonë janë vendosur në Elbasan, janë degë të të njejtit fis”, deklaroi Balla.




Comments are closed.